Dënim radikal, deri në varje duhet të jetë për ata burra që vrasin gratë. Modelja Silvana Bushati është pro dënimit me vdekje.
E ftuar në RTV Ora, ajo u shpreh se nëse do të rikthehej ky ligj, nuk do të kishte më vrasje të grave.
Bushati:Politika, cilado qoftë ajo nëse do kishte ligje më të rrepta, apo nëse do kthehej ligji i varjes në mes të sheshit….Nëse ai ligj do kthehej dhe sot që ta varte dhe ta linte një javë aty atë mashkullin që vret gruan do flisnim bashkë pastaj a do kishte burra që bëjnë gjëra të tilla, por do ta mendonin. Por i vrasin gratë, bëjnë 5 vjet burg, shkojnë në Apel bëjnë 2 dhe dalin thonë punë e madhe.