Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shpërthim i “Omicronit”, Gjermania shtrëngon masat, vështirësohet hyrja në lokale dhe restorante

18:14 / January 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjermani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpërthimi i variantit të ri të koronavirusit, “Omicron”, në vend ka shtyrë autoritetet gjermane të ashpërsojnë kriteret për hyrjen ne bare dhe restorante.

Por nga ana tjetër do të shkurtohet periudha e karantinës dhe vetizolimit për personat e vaksinuar.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe 16 udhëheqësit e shteteve gjermane, vendosën që të forcojnë kufizimet e prezantuara pas Krishtlindjeve, duke kufizuar tubimin e njerëzve deri në dhjetë vetë dhe duke mbyllur klubet e natës.

Më parë, qytetarëve gjermanë i duhej të dëshmonin se janë plotësisht të imunizuar që të hynin në restorante dhe bare, por edhe në dyqane të tjera jothelbësore, teatro e kinema.Vendimi i fundit kërkon kërkon rivendosjen e kësaj mase për restorantet dhe baret. Të gjithë personat që duan të hyjnë në këto lokale të gastronomisë tani duhet të dëshmojnë se e kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit ose të paraqesin një test negativ apo dëshmi se janë shëruar nga sëmundja Covid 19.

“Gjysma e popullatës do të marrë dozën përforcuese brenda disa ditësh dhe ata do të mund të shkojnë në restorante pa treguar test negativ“, u tha gazetarëve kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey. “Kjo është një nxitje shtesë për të marrë dozën përforcuese”, shtoi ajo.

Megjithatë, landi  lindor i Saxony-Anhalt nuk është pajtuar me vendosjen e një mase të tillë. Shumica e të infektuarve në këtë land, rezultojnë të jenë të prekur nga varianti Delta.

Gjermania restorante
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.