Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një shtëpi private në Laprakë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por raportohen vetëm dëme materiale. Kallëpi i tritolit që është vendosur në derën e jashtë të shtëpisë ka shkaktuar vetëm materiale. Shtëpisë që iu vendos tritoli është në pronësi të 47-vjeçarit Gjergji Llazi, ndërsa nuk dihet ende nëse kishte ndonjë konflikt. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thotë se sasia e tritolit ishte e vogël.
Postime te ngjashme
Add A Comment
