Policia e Tiranës bën të ditur se shkak i zjarrit në bombolën e gazit të një karburanti duke rrezikuar zonën përreth ka qenë pikërisht përplasja e një motoçiklete me pajisjen.
Për shkak të kësaj përplasje ka pasur rrjedhje të gazit e për pasojë djegien e të gjithë pikës së karburantit.
Lexo edhe- Tiranë, shpërthen në flakë karburanti në Kombinat
NJOFTIMI
Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasi M. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Kombinat, duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë ka humbur kontrollin duke u përplasur me bombolën e gazit të një karburanti, e cila shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve, duke shkaktuar rrjedhje të saj dhe më pas djegien e gjithë pikës së karburantit.
