Një makinë luksoze ka dalë nga rruga në aksin rrugor rrethrrotullimi i Çermës- Lushnje. Mjeti drejtohej nga një femër e cila në makinë kishte dhe djalin e saj. Ajo ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me mbikalimin metalik.
Makina është batuar, po fatmirësisht nënë e bir nuk kanë pësuar dëmtime. Sipas dëshmive të drejtueses, automjeti të cilin e kishte mare me qira, kishte filluar të dridhej gjë që solli dhe humbjen e kontrollit të drejtueses.
