Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shpjegimi i Konicës në 1900: Pse shqiptarët thonë “pi dhe jo tymos duhan”

11:23 / April 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
faik Konica
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë – Revista “Mélusine” ka botuar, më 1900, në faqen n° 83, shpjegimin e Faik Konicës se përse shqiptarët thonë “pi dhe jo tymos duhan”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tymos = Pi

Në shqip

Me rastin e hulumtimit tonë, Albania e Brukselit (e cila, thuhet se, herë pas here, boton dokumente folklorike) (1)  shkruante në një botim të fundit :

“Kjo veçanti ekziston edhe në shqip. Ne themi: Piva ñe cingaré; A pi duhan ? Kjo do të thotë : J’ai bu une cigarette, Bois-tu le tabac ?”

Dhe redaktori i kësaj reviste, Z. Spiro Beg (pseudonimi i Faik Konicës), më shkruajti :

“Një nga bashkëpunëtorët tanë mendon se kjo shprehje vjen nga nargjileja e cila, sipas tij, i parapriu përdorimit të cigares. Dhe është diçka e natyrshme të krahasosh nargjilen me një pije.”

Ky asimilim ka mundur të konfirmojë dhe justifikojë në Lindje shprehjen “pi” në vend të “tymos”; por meqë në Perëndim nuk e njohim nargjilen, pra ky mund të jetë shpjegimi fillestar.

Natyrisht, ne i lexuam këto dokumente folklorike te Albania në gjuhën frënge. Tre çerekët e kësaj reviste shkruhen në shqip dhe një në frëngjisht; qëllimi i saj është të punojë për rilindjen politike, sociale dhe letrare të Shqipërisë.

— Numri i fundit i Albania-s i 30 Marsit 1900 përmban pikërisht një shënim bibliografik, në të cilin pretendojnë përdorimin e gjuhëve ndërkombëtare për atë që ka interes ndërkombëtar :

“ Z. X… boton sot një libër mbi paskajoren rumune duke e krahasuar me paskajoret e gjuhëve të tjera ballkanike, dhe në veçanti shqipen. Meqë ky studim ishte i shkruar në danisht, për fat të keq ne nuk qemë në gjendje ta shfrytëzonim atë.”

Zotërinjtë danezë, çekë, hungarezë dhe të tjerë mund të thonë çfarë të duan, por ne nuk do t’i mësojmë gjuhët e tyre që të lexojmë disa revista dhe libra. Kauza e tyre është simpatike për ne në nivelin politik dhe kombëtar, por simpatia nuk na jep aftësinë e gjuhëve. Dhe nëse, me qëllim, ata bojkotojnë gjuhët ndërkombëtare, ne do t’i injorojmë domosdoshmërisht shkrimet e tyre. H.G.

konica duhani

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/pse-shqiptaret-thone-pi-dhe-jo-tymos-duhan-shpjegimi-i-faik-konices-spiro-begut-ne-revisten-franceze-melusine-ne-1900/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.