Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Shpresojmë që Luli të mos marrë dy vila të tjera në Dhërmi”/ Deputeti i PD mbështet akuzat ndaj Bashës: Opozita me pushime, shyqyr që kemi Braçen, Koçin e Berishën

17:19 / July 26, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kreshnik Collaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i PD për qarkun e Dibrës, Kreshnik Çollaku i është bashkuar kritikave në adresë të kreut demokrat Lulzim Basha për bashkëpunim të fshehtë me mazhorancën, pasivitet në të bërit opozitë apo marrëveshje me të ashtuquajturit prej tij si oligarkë.

Teksa kryetarja e LRI-së Elbasan Anisa Bahiti, njëkohësisht ish kandidate për deputete ka adresuar kritika ndaj Bashës, Çollaku i është bashkuar duke konfirmuar qëndrimin e saj.

Madje teksa Bahiti ka nënvizuar se opozita është në një pushim të thellë, dhe shyqyr që janë eksponentët e mazhorancës, Erion Brace e Petro Koçi si dhe ish kryeministri Sali Berisha, sigurisht që deputeti i zgjedhur i PD e ka pëlqyer nje koment të tillë.

b24f4f1a 6b19 4535 9537 ed4e76e720d4

Postimi i plotë:

Pushteti konsumon atë që nuk e ka atë”.

Politikani më afatgjatë i Italisë Xhulio Andreoti, 7 herë kryeministër dhe në qeveri që në 1945 me Alcide De Gasperin e deri kur ndërroi jetë para ca vitesh si senator i përjetshëm, ishte një njeri që jetoi gjithnjë në pushtet. Kur gazetarët e ngacmonin për ketë gjë, ai përgjigjej: “Pushteti konsumon atë që nuk e ka atë”.

Në këto ditë të nxehta kemi asistuar një spektakël të çuditshëm, por dhe gati qesharak, në kushtet e mungesës totale të opozitës. Opozitën e bën vetë maxhoranca qeverisëse apo dhe segmente të caktuara shtetërore. Fjala vjen, Zëvëndës Kryeministri Erion Braçe kriktikon Bashkinë dhe Policinë se i ka vajtur vinçi afër dritares së shtëpisë, se Policia nuk reagon dhe se Bashkia është përgjegjëse për këtë. Duket sheshit se Zëvëndës Kryeministri po i bën opozitë kryetarit të vet të Bashkisë. Socialistëve nuk i pëlqen fare ideja që shefi i ardhshëm do të jetë Veliaj.

Ndërkohë mediat pranë Kryebashkiakut të Tiranës, aludojnë qartë se ai që del tek përgjimet e SPAK për Bashkinë e Lushnjes është pikërisht Braçe. Në anën tjetër, Petro Koçi Kryetar i Partisë Socialiste Fier dhe një nga socialistët më të vjetër, ka rimarrë “shpatën” si në kohën e Katharsisit dhe godet drejtuesit vendorë të Bashkisë Fier për lidhje me krimin.

Ata të tjerët i përgjigjen po me të njëjtin ritëm. Po të shtojmë këtu faktin se i vetmi opozitar përballë qeverisë mbetet Presidenti i Republikës, të tjerat nuk duan as mend e as kalem thotë populli.

Opozita ka ikur me pushime të thella. Po të mos ishte për Berishën, qoftë për shkak të listës së zezë, qoftë për shkak të ndonjë statusi në Facebook, ka mundësi që emri i PD-së të ngatërrohej me ndonjë degë të PS-së.

Shpresojmë që deri nga shtatori, Kryetari i PD-së të mos ketë marrë ja dy vila të tjera “me qira” te “Papuli” në Dhërmi, se kështu dhimbja kthehet në forcë. Deri ateherë mbetemi me parimin e Andreotit se: “Pushteti konsumon atë që nuk e ka”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtënat në barin e plazhit në Athinë, Alket Rizai në kërkim: Duhej të kthehej sot në burg

14:00 / September 14, 2026

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran: Mund të ndodhë rreth zgjedhjeve amerikane

13:06 / September 14, 2026

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.