Kreu i shtetit Ilir Meta thotë se është shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Evropë sa i përket numrit të testeve të kryera.
Kjo kërkesë, sipas Metës, është sot urgjencë për shkak se rastet e të infektuarve janë rritur me 11 herë krahasuar me muajin prill.
POSTIMI I METES
Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Evropë për numrin e testimeve të kryera.
Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.
OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!
Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë.

