Shqipëria pritet të rreshtohet sonte me të njëjtën skemë sikurse në Islandë. Moduli 3-5-2 funksionoi, sipas trajnerit Edi Reja, i cili do të bëjë disa ndryshime në formacion.
Në portë do jetë sërish Etrit Berisha, ndërkohë që edhe rreshtimi në prapavijë nuk do të ndryshojë me Veselin, Dermakun dhe Ismajlin që do të formojnë treshen e mbrojtjes.
Në mesfushë, Basha do të ketë rolin e regjizorit i mbështetur këtë herë nga Abrashi dhe Ergys Kaçe, që do të zërë vendin e Xhakës. Krahët e mesfushës do të mbulohen nga kapiteni Hysaj në të djathtë dhe Naser Aliji në të majtë, me këtë të fundit që ka fituar duelin me Lenjanin.
Sulmi i përfaqësueses do të ndërrojë tërësisht fytyrë, teksa do t’i besohet dyshes Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku.