Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria ‘celula inteligjence’ në shtetet e tjera – Ndryshon ligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

20:59 / January 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hakerat iraniane e1669812511422
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Realiteti i ri global i shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, ndryshimet e brendshme në legjislacionin për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, por edhe sulmet kibernetike me të cilat është përballur Shqipëria kësaj vere, duke se po rikompozojnë tërësisht sistemet e mbrojtjes së vendit tonë. Tashmë është Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes e cila po i nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor.

Janë hedhur për konsultim publik një seri ndryshimesh në ligjin përmes të cilit funksionon kjo agjenci e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat zgjerojnë fushën e veprimit të saj, por edhe në mënyrën se si ajo rekruton punonjësit, por veçanërisht mënyrat e reagimit nga kërcënimet që vijnë nga jashtë kufijve.

Në relacionin shoqërues të projektligjit nënvizohet se ai diktohet nga ndryshimi i ambientit të sigurisë dhe natyra e kërcënimeve e rreziqeve, me të cilat përballen Forcat e Armatosura në kryerjen e misionit të tyre të cilat në ditët e sotme shfaqen në forma asimetrike të tilla si: terrorizmi, ekstremizmi, krimi i organizuar, armët e shkatërrimit në masë, kërcënime kibernetike dhe ajo e ditëve të fundit pjesëmarrja vullnetare e të rinjve të shteteve të ndryshme.

Me ndryshimet e reja Agjencia merr pjesë në procedurat për pajisjen me “certifikatë sigurie” të personelit ushtarak dhe civil të Ministrisë së Mbrojtjes, të Forcave të Armatosura dhe “certifikatë sigurie industriale” të subjekteve që kërkojnë të hyjnë në marrëdhënie me to.

Një prej ndryshimeve më të rëndësishme ka të bëjë me burimet nga ajo do mbledhë informacionit. Ato parashikojnë që Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, në përmbushje të misionit të saj, përdor dhe shfrytëzon për grumbullim informacioni të gjithë disiplinat e inteligjencës dhe shfrytëzon për grumbullim informacioni sisteme apo baza të dhënash në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Agjencia përgatit dhe paraqet produkt inteligjence, lidhur me kërcënime të natyrës së terrorizmit, ekstremizmit, spiunazhit, sabotazhit, diversionit, subversionit, armëve të shkatërrimit në masë, kërcënimeve kibernetike e krimit të organizuar ndaj kapaciteteve mbrojtëse të vendit, përcakton një prej neneve të reja.

Ndërkohë që neni 16, pika 1 e ligjit aktual, ndryshon dhe bëhet “Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes krijon qendra inteligjence që funksionojnë jashtë vendit në mënyrë të përkohshme, në zona përgjegjësie dhe zona interesi në mbështetje të Forcave të Armatosura”.

Sa i përket rekrutimit të punonjësve, hiqet detyrimi ligjor që punonjësi i AISM duhet të kryejë kursin bazë në Institutin e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe jep më shumë hapësirë për avancim profesional duke njohur të drejtën e punonjësve që t’i nënshtrohen procesit të arsimimit, trajnimit dhe kualifikimit në institucionet arsimore ushtarake dhe civile brenda dhe jashtë vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.