Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shqipëria del nga lista gri e FATF, Balluku: Një nga angazhimet kryesore të qeverisë shqiptare

13:09 / October 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
395378105 726836949484308 2900104973114098613 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministri Belinda Balluku për lajmin e daljes së Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, thotë se lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit është dhe ka qenë në fokus të qeverisë shqiptare dhe do të mbetet një nga angazhimet kryesore në bashkëpunim me partnerët strategjikë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shprehet se ky vendim sjell forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar dhe konsolidimin e shkëmbimeve tregtare.

“SHQIPËRIA DEL NGA LISTA GRI E FATF (Financial Action Task Force). Angazhimi i Qeverisë Shqiptare, puna për përmbushjen e reformave, reformimi i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në një Agjenci Inteligjence Financiare, investimi në ndryshimin thelbësor të ligjeve dhe dixhitalizimit të proceseve, kanë qenë të gjitha hapa që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar dhe anëtarët e FATF që sot zhvilloi seancën e saj plenare duke marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, njëri prej të cilëve është një gur kilometrik për Shqipërinë, dalja e saj nga lista gri.

Ky vendim sjell padyshim forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar, konsolidimin e shkëmbimeve tregtare dhe të shërbimeve dhe një sërë benefitesh të tjera të cilat rrjedhin nga ky pozicion i ri i Shqipërisë. Lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit është dhe ka qenë në fokus të punës së Qeverisë Shqiptare dhe do të mbetet një nga angazhimet kryesore të saj në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik”, shkruan Balluku.

Zv/kryeministrja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë

19:26 / October 29, 2026

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026

Prezantimi i projektbuxhetit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, PD bojkoton mbledhjen

09:04 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.