Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shqipëria drejt plakjes së shpejtë, e katërta në Evropë për normën e ulët të lindshmërisë…

21:52 / March 13, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bebe 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vit pas viti Shqipëria po përkeqëson treguesit e lindshmërisë në raport me Evropën duke u renditur në krye të vendeve me normën më ulët të lindshmërisë. Sipas një renditje që publikoi Eurostat për vitin 2021, Shqipëria u rendit e katërta në Evropë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua.

Vit pas viti Shqipëria po përkeqëson treguesit e lindshmërisë në raport me Evropën duke u renditur në krye të vendeve me normën më ulët të lindshmërisë. Sipas një renditje që publikoi Eurostat për vitin 2021, Shqipëria u rendit e katërta në Evropë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua.

Na krahun tjetër Malta një shtet ishullor që të rinjtë nuk preferojnë të krijojnë familje kishte normën më të ulët të lindshmërisë në Europë ne 1.13 fëmijë për grua, Spanja me 1.19 fëmijë, Italia me 1.25 fëmije për grua dhe Shqipëria me 1.38 fëmijë për grua.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të ulët të fertilitetit në Rajon. Edhe Serbia që kishte normat më të ulëta të lindjeve në rajon është nuk është përkeqësuar. Në vitin 2021 në serbi norma e fertilitetit ishte 1.52 dhe mbeti e pandryshuar në raport me një vit më parë. Gjithashtu Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u renditen me mirë se Shqipëria (shiko grafikun bashkëngjitur).

Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,32 fëmijë për grua më 2021 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.

Kjo do të thotë se në 100 gra pritet të lindin 1312 fëmijë nga rreth 210 fëmijë në vitin 2001 dhe 500 fëmijë në vitin 1970. Me këtë ecuri popullsia e Shqipërisë pëson rënie në mënyrë të pakthyeshme për shkak se tashmë lindshmëria është shumë poshtë normës së zëvendësimit dhe gratë nuk arrijnë të zëvendësojnë vetveten.

Kjo do të thotë se në të ardhmen popullsia do të pakësohet, por do të ketë gjithnjë e më pak femra, të cilat janë baza e riprodhimit. Që një popullsi të mund të frenojë rënien duhet që norma e lindshmërisë të jetë së paku 2.1 fëmijë për grua. Por në Shqipëri përveçse ka rënie lindshmëria, numri i bebeve femra po bie më shpejt.

normen plakjes Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.