Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin

13:05 / June 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
treg 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria u rendit e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë në raport me mesataren e BE-së edhe për vitin 2020.

Sipas të dhënave të Eurostat Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për Frymë në Shqipëri ishte sa 31% e mesatares së BE-së në vitin 2020 i njëjti nivel si viti i mëparshëm, ndërkohë që vendet e tjera të Rajonit bënë më shumë progres në drejtim të konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se shtetet e europiane me qëllim që të arrihet sa më shpejt mesatarja e BE-së).

Pas Shqipërisë, më të ulëta i ka të ardhurat Bosnjë Hercegovina, me 33% të mesatares së BE-së, nga 32% një vit më parë, duke zgjeruar diferencën me 2 pikë përqindje me vendin tonë.

Progresin më të lartë e shënoi Serbia, të ardhurat për frymë të së cilës ishin sa 43% e mesatare së BE-së nga 41 % që ishin në 2019.

Maqedonia ruajti të njëjtin nivel, në 38% të mesatares së BE-së, ndërsa të ardhurat për frymë të Malit të Zi ishin sa 46% e mesatare se BE duke shënuan 4 pikë përqindje në krahasim me 2019, teksa Mali i Zi ishte shteti me rënien më të madhe të PBB-së në 2020-n, me rreth -10%..

Shqipëria gjithashtu me konsumin më të ulët për frymë

Shqipëria gjithashtu u rendit e fundit në një tregues tjetër, atë të konsumit individual për frymë (AIC), i cili është një matës i mirëqenies materiale të familjarëve dhe i referohet të gjitha të mirave dhe shërbimeve që konsumohen nga familjarët (sipas standardeve të barazisë së fuqisë blerëse).

Për Shqipërinë, ky tregues ishte sa 40% e mesatare se BE-së në vitin 2020, duke shënuan nivelin më të ulët në Europë dhe Rajon, me rritje prej një pikë përqindje nga viti i mëparshëm.

Pas Shqipërisë më të ulët këtë tregues e ka Bonja, me 43% (rritje 2 pikë përqindje), Maqedonia e Veriut, me 44% (+2 pikë përqindje). Progresin më të madh e bëri Serbia, (nga 49% në 52%). Serbia është vendi që shënoi dhe ecurinë më të mirë ekonomike në rajon në vitin e pandemisë, me një rënie prej 1%.

Ndonëse Shqipëria ishte e dyta pas Serbisë me performancën më të mirë ekonomike (tkurrje -3.3%), sërish kjo nuk është arritur të reflektohet në treguesit e mirëqenies, në raport me vendet e tjera të rajonit.

Mali i Zi mbetet shteti me konsumin më të lartë për frymë, prej 61% të mesatares së BE-së (1 pikë përqindje më shumë se vitin e mëparshëm).

Europa 

Në vitin 2020, konsumi për frymë i shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) ndryshonte nga 61% në 131% të mesatares së BE-së në të gjithë 27 Shtetet Anëtare.

Në vitin 2020, nëntë shtete anëtare regjistruan konsumin për frymë mbi mesataren e BE-së. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 31% mbi mesataren e BE, pasuar nga Gjermania (23% më shumë) dhe Danimarka (21% më shumë). Holanda, Austria, Finlanda, Belgjika, Suedia dhe Franca regjistruan nivele ndërmjet 5% dhe 20% mbi mesataren e BE-së.

Në trembëdhjetë Shtete Anëtare, konsumi për frymë ishte nën mesataren e BE-së. Në Qipro, Itali, Lituani dhe Irlandë nivelet e konsumit ishin 10% ose më pak se mesatarja e BE-së, ndërsa Spanja, Çekia, Portugalia, Malta, Polonia dhe Sllovenia ishin midis 11% dhe 20% më poshtë se mesatarja e BE-së . Rumania, Estonia dhe Greqia ishin midis 21% dhe 25% nën mesataren e BE./ Monitor

203109659 325250865949787 491659833450466137 n
205658772 349262706547133 2459582591782988119 n
volume

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.