Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqipëria, e fundit në rajon për pagesat digjitale/ Flasin ekspertët e ekonomisë

21:23 / November 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kartat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në dy vitet e fundit përdorimi i kartave bankare për të kryer pagesa, si dhe bankingu digjital po bëhen gjithnjë e më popullore.

Por, adoptimi i gjerë i tyre kërkon ende kohë ndërsa Banka e Shqipërisë ka llogaritur se kostoja e parasë fizike në ekonomi arrin deri në 1.7% të PBB-së. Banka Botërore gjithashtu e ka renditur të fundit Shqipërinë në rajon për përdorimin e pagesa digjitale me vetëm 35% të popullsisë.

“Siç të thashë është dhe shkalla e lartë e informalitetit në ekonominë tonë që po luan një faktor domethënës. Po ta kapim edhe nga struktura ekonomike, ne kemi një ekonomi e cila ka një përqindje të madhe të punëtoreve që punojnë në bujqësi, që shesin dhe blejnë por nuk përdorin bankën për të kanalizuar të ardhurat e tyre. Numri i madh i turistëve do  të nxiste bizneset që janë në industrinë e turizmit që të ofrojnë gjithmonë e më shumë mënyra për të lehtësuar pagesat me të huajt.”- shprehet eksperti i ekonomisë Eugen Musta.

Por, rritja e numrit të turistëve këtë vit, 8.3 milionë të huaj deri në shtator me rritje 30% nga një vit më parë ka bërë që bizneset të hedhin sytë drejt pagesave digjitale. Sipas shifrave numri i terminaleve POS arriti në 17 550 mesin e këtij viti, 57% më e lartë se periudha para pandemisë. Sipas, ekspertëve të sistemit bankar edhe transaksionet nëpërmjet terminaleve janë rritur

“Rritja e transaksioneve në POS është rritur me 80% duke iu referuar vitit 2020 – 2023. Ky është një tregues pozitiv qoftë për tregun, qoftë për sistemin bankar, por edhe vetë për individët dhe bizneset të cilët kanë hyrë në trend rritës. Përveç muajve të pikut të turizmit ky trend ka vijuar të mbahet, që do të thotë se këta tregtarë e kanë kuptuar se çfarë lehtësirash banka i ofron duke i menaxhuar një sërë procesesh të ofruara më parë nga ta, duke filluar që nga menaxhimi i cash-it rakordimi i transaksioneve, por edhe vetë heqja e sigurisë së cash-it.”-shprehet Irida Shehu, drejtoreshë e sistemit të kartave.

Në paketën e re të rritjes, BE i ka dhënë dritën jeshile Ballkanit Perëndimor për të krijuar një sistem rajonal pagesash të ngjashëm me atë europian ,që do të ulë transaksionet ndërmjet dy blloqeve dhe turistët do t’i kenë edhe më të ulëta komisionet për pagesa në Shqipëri, ashtu si edhe anasjelltas për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.

digjitale Pagesat Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026

Anglia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen historike: Pasuritë e konfiskuara nga krimi do të ndahen përgjysmë

17:58 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.