Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shqipëria e Serbia pa pasaporta, edhe Kosova në Samitin e Sofjes për tregun rajonal

17:33 / November 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Vuçiç dhe Zaev 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët e Shqipërisë dhe Serbisë do të lëvizin tashmë vetëm me karta identiteti.

Marrëveshja është nënshkruar online këtë të hënë, në takimin virtuale mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, nën drejtimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në kuadër të “Mini-Schengenit”.

Por veç lëvizjes së lirë, tre liderët kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për luftën ndaj COVID-19, ku është dakordësuara që të tre shtetet do të mundësojnë lëvizjen e qytetarëve pa testin PCR, tamponin. Në fjalën e tij, Edi Rama i vlerësoi këto dy marrëveshje.

EDI RAMA:

“Është një hap shumë pozitivi që tashmë Shqipëria ka lëvizje të lirë me të gjithë vendet, përfshirë dhe Serbinë, me të cilën nënshkruam marrëveshjen e lëvizjes së lirë për qytetarët tanë vetëm përmes kartës së identitetit. Gjithashtu është një hap shumë pozitiv dhe memorandum i nënshkruar mes nesh për të shkëmbyer informacion, eksperiencë dhe gjithçka tjetër në luftën kundër Covid-19.

Por Rama është ndalur dhe tek bashkimi i Kosovës në këtë tryezë.

“Jam shumë i lumtur që nesër me Samitin e Sofjes, nis një erë e rë e bashkëpunimit tonë të ngushtë, Kosova bashkohet në tryezë dhe uroj që dhe dy vendet e tjera të këtij komuniteti të Ballkanit Perëndimor, do të na bashkohen përfundimisht, në mënyrë që të ecim bashkë drejt një të ardhme më të mirë.

Ndërkaq lajmi për pjesëmarrjen e Kryeministrit Hoti në Samitin e Sofjes është konfirmuar nga vet Qeveria e Kosovës, e cila me anë të një njoftimi zyrtar ka konfirmuar se Hoti do të jetë pjesë e këtij samiti i cili si temë ka Tregun e Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian. “Për shkak të pandemisë me Covid 19, takimi do të jetë virtual dhe Republika e Kosovës do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.” – thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.