Presidenti i SHBA, Joe Biden ka firmosur një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në listën e vendeve përfshihet Shqipëria.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim shkruan: Presidenti Joe Biden ka zgjeruar fushëveprimin e OE 13219 (Bllokimit të Pronave të Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Stabilizuese në Ballkanin Perëndimor) për të përfshirë Shqipërinë. Lufta ndaj korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.
