Prej orës 18:00, me vendim bordi një litër naftë shitet në Shqipëri për 265 lek. E konvertuar në euro dhe me kursin ditor sot, litri i naftës është 2.22 euro.
Çmimi e fut Shqipërinë në listën e vendeve më të zhvilluara të botës.
Në krye qëndron Hong-Kongu, ku një litër naftë shitet thuajse 3 euro, Norvegjia e dyta me 2.7 euro, Danimarka me 2.65 euro, po aq edhe Islanda. Mbi këtë shifër lista vazhdon me Singaporin, Monakon, Holandën e Suedinë.
Deri para këtij vendimi të bordit, sipas Global Petrol Prices, çmimi i naftës në Shqipëri shitej pothuajse sa në Zvicër.
Nga Afrika, mbi 2.2 euro litri i naftës shitet vetëm në Republikën e Afrikës Qendrore.