Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shqipëria më afër BE”, UET prezanton tekstin e integrimit për studentët e gazetarisë

20:39 / June 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit dhe ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaroi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është më afër se kurrë.

“Nuk është aq larg sa dje, por është një vendim totalisht politik i Brukselit. Kemi humbur shumë kohë jo për faj të Europës, jo për faj të Brukselit, por për fajin tonë”, u shpreh Majlinda Bregu.

Zv.Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, shpjegoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE ka tanimë një kalendar kohor të përcaktuar.

“Ku dëgjojmë për mbylljen e negociatave bredna vitit të ardhshëm, kemi një angazhim për ta mbyllur integrimin brenda kësaj dekade”, tha Fino.

Por gjatë të gjithë procesit publikut i është servirur një terminologji aspak e thjeshtë për t’u kuptuar e përdorur nga politika. Në një forum podcast të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës dhe Diturium Media Lab, u prezantua një tekst universitar që u vlen studentëve dhe gazetarëve të rinj të përcjellin mesazhe të qarta dhe të kuptueshme te audienca.

“Ne i shqyrtojmë mediat si të rëndësishme, qëndrore dhe i japim vlerën e tyre. Ne po studiojmë integrimin europian dhe Europën përmes medieve, por jemi edhe kritik kur nuk dalin me guhën e tyre të pavarur, me gjihën e tyre dhe me terma të cilat publiku i përpunon”, u shpreh Belina Budini, dekane e Universitetit Europian.

Në këtë forum u vu theksi se me zhvillimet teknologjike media dhe gazetarët mbeten një provë e rëndësishme për demokracinë dhe se e drejta për informim duhet të ecë paralelisht me përgjegjësinë publike dhe rregulla të qarta që garantojnë lirinë e shprehjes.

afer BE Shqiperia studentet uet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.