Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shqipëria mungoi në Athinë, “Kathimerini”: 3 fitore nga Greqia, Rama nuk u ftua pasi kaloi kufirin me Belerin

10:21 / August 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1692684237 12313
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e së hënës, Greqia bëri bashkë liderët e Ballkanit dhe zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian në Athinë. Në atë event mungoi përfaqësimi nga Shqipëria, për shkak të ftohjes së raporteve nga përplasjet për çështjen Beleri. Fokusi kryesor ishte “përshpejtimi i përpjekjeve të vendeve të rajonit për anëtarësim në BE”.

Mediat në Athinë raportojnë për 3 fitore të rëndësishme nga ky event. Fitorja e parë, sipas Kathimerinit, është që Greqia konfirmon rolin e saj si shtet lider në rajonin e Ballkanit.

“Qëllimi i dytë i arritur është mesazhi i rëndësishëm i mosftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në darkë. Mesazhi nuk i drejtohej vetëm Tiranës, por shkoi në të gjitha drejtimet dhe konfirmon se Greqia nuk do të tolerojë asnjë lëvizje që cenon interesat e saj ose që nuk është në përputhje me standardet europiane. Qëndrimi i Athinës ka qenë prej kohësh i qartë se qeveria shqiptare ka tejkaluar kufirin me çështjen Beleri”, shkruan media Kathimerini.

Përplasjet Kosovë-Serbi morën vëmendje edhe në këtë takim, me Vuçiç që kërkoi sqarime për praninë e Kurtit në darkën e Mitsotakis, në një kohë kur Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kurti kërkon nga Von Der Leyen që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës.

beleri Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.