Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shqipëria në karantinë/ Sociologu për DW: Pandemia e tanishme është një lloj diktature sociale

12:47 / April 22, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
what bidesa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrugët vazhdojnë të jenë shkreta në Shqipëri, por jo komunikimi mes njerëzve. Platformat online lulëzojnë e bashkë me to edhe humori si kundërpeshë ndaj krizës së Coronës.

Shqipëria vazhdon të jetojë në situatën e “Katastrofës Natyrore” të shpallur nga autoritetet 40 ditë më parë, për shkak të pandemisë korona. Mbyllje në banesë, distancim i detyrueshëm social, liridalje vetëm një person nga familja 90 minuta në ditë për ushqime dhe ilace me leje on line nga policia. Masat lehtësuese për bizneset me rrezik të ulët për të përhapur infeksionin janë shoqëruar me forcimin e kontrollit dhe dënimeve për ata që thyejnë rregullat e kësaj situate. Rrugët vazhdojnë të jenë shkreta në Shqipëri, baret të mbyllura, jeta sociale dhe kulturore e ngrirë.

Por jo komunikimi mes njerëzve. Rrjetet sociale, platformat online, gjithë arsenali i Teknologjisë dhe Informacionit po lulëzon dhe kapërcen me shpejtësi kufinj gjeografikë qytetesh dhe vendesh të prekura nga pandemia korona. Sfida e izolimit social ka sjellë një shpërthim të paparë humori në komunikimin on line dhe i ka sjellë njerëzit virtualisht pranë njëri- tjetrit.

Humori – përpjekje për të sunduar të keqen

Prof, Dr, Kosta Barjaba, sociolog i mirënjohur në Shqipëri dhe botën akademike europiane dhe rajonale, thotë për DW se humori në rrjetet sociale është tregues që njerëzit po përpiqen të dalin nga frika, hutimi dhe paniku prej pandemisë. “Humori është një tregues i shumëfishtë: tregon clirim nga ankthi, pasiguria, dhe njëherazi përpjekje për ta sunduar të keqen, për t’u socializuar edhe me të tjerët në këtë përpjekje” thekson për DW, Kosta Barjaba.

Nuk është hera e parë që në Shqipëri shpallet gjendja e “Katastrofës Natyrore”. Sipas raportit 2018, të FAO ( Food and Agriculture Organization, të Kombeve të Bashkuara) në Shqipëri në 150 vitet e fundit kanë ndodhur 4000 katastrofa natyrore. Vetëm në 20 vitet e fundit nga përmbytjet e mëdha është shpallur tre herë gjendja e “Katastrofës Natyrore”.

Pandemia korona dhe demokratizimi i teknologjisë

Me një shpejtësi të madhe tani informacioni, humori, shpotitë, tallja bëhen virale dhe përhapen në rrjetet sociale. Me një intensitet të ri qarkullon si humori ashtu edhe solidariteti pan- njerëzor, që po tregon se nuk njeh kufinj gjeografikë. “Qytetërimi dhe kulturat e sotme kanë prodhuar dhe mbajnë gjallë sisteme komunikimi, shenjash e simbolesh, të cilat bëjnë të mundur që mbi 7 miliardë banorë të globit, të ndihen pjesë e një kulture, e një qytetërimi. Pandemia ka ushqyer solidaritetin midis njerëzve, komuniteteve, kombeve, shteteve, pavarësisht kulturave, fuqisë ekonomike, politike dhe ushtarake. Pandemia e goditi botën në mënyrë simetrike. Sot gjithë bota vuan njëlloj dhe kjo e bën atë më solidare” thotë për DW, Prof. Dr. Kosta Barjaba.

Humori në kohë pandemie- trashëgimi kulturore e njerëzimit

Bashkë me humorin rrjetet sociale përhapin me shpejtësi lajme të mira: rënien e numrit të viktimave dhe vënien nën kontroll të pandemisë COVID-19. “Humori i pandemisë do të vazhdojë për disa kohë dhe pastaj gradualisht do të fashitet për t’i lënë vend fantazive të tjera. Por krijimet më të arrira të humorit të kësaj periudhe do të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Kjo pandemi, pavarësisht përmasave dhe tragjizmit të saj, është veçse një sekuencë e shkurtër në historinë e gjatë të qytetërimit. Njerëzimi do të rihyjë shpejt në normalitet, madje më shpejt sesa e mendojnë shumica prej nesh”, thotë për DW, Kosta Barjaba. DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.