KiE çon në Komisionin e Venecias dhe ligjin për Mediat Audiovizive, pjesë e paketës anti-shpifje.
Kërkesa është botuar edhe në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, ku në vetëm pak muaj janë kërkuar mendime për tre çështje të ndryshme përsa i takon Shqiperise.
E para ishte ajo për Presidentin Meta dhe dekretet e tij për zgjedhjet. Për këtë Venecia u shpreh në mbledhjen e tetorit.
Ndërkohë aktualisht janë në pritje të një mendimi nga Komisioni i Venecias emërimet për Gjykatën Kushtetuese, dhe së fundmi dhe kjo për mediat audiovizive.
Në shkurt një delegacion i Venecias mbërrin në Tiranë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

