Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shqipëria në prag të pikut të Covid, Tomini: Infektimet do të shtohen, shmangni autobusët

16:19 / November 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tomini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria është në prag të pikut të valës. Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini tha se edhe për afro një muaj numrat e të infektuarve do të pësojnë rritje.

“Aktualisht sipas projeksioneve jemi gati në pikun e valës, themi që edhe në tre katër javët në vijim presim trend të rritur të rasteve me COVID”.

Në kryeqytet kemi transmetim komunitar. “Kemi rritje të rasteve dhe transmetim komunitar. Transmetimi komunitar është e dendur e gjithë harta e Tiranës është e kuqe”, thekson Tomini për TV Klan,.

Mbi 70 % e vatrave janë familjare, por nën vëzhgim po mbahen edhe shkollat. “77% janë vatra familjare, pjesa tjetër institucione, por  edhe në klasa në struktura arsimtare në sistemin parauniversitar”.

E pyetur nëse shihet me shqetësim situata në transportin publik. Tomini rekomandon të shmanget sa më shumë ky shërbim.

“Transporti publik , baret kafet dhe restorantet duhet të evitohen. Transportin publik do ju rekomandoja popullatës ta evitonte. Është një ndër shërbimet që është në qendër të vëmendjes për t’u vlerësuar dhe monitorimi në të njëjtën mënyre si strukturat arsimore dhe shërbimit urbane po shihen në dinamik në krahasim me evidencën dhe do kemi edhe  një vendimmarrje”.

Prej afro dy muajsh, Shqipëria po shënon shifra të larta të të infektuarve dhe atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor. Autoritetet kanë rekomanduar respektim të masave për të evituar një mbyllje të dytë për vendin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi

11:20 / August 30, 2026

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.