Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrihet marrëveshja e bashkëpunimit, Shqipëria përfshihet në Rrjetin e Akademisë Globale të INTERPOL-it

17:29 / June 12, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 25
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që po zhvillon punimet në Tiranë, Policia e Shtetit dhe Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për përfshirjen e Shqipërisë në Rrjetin e Akademisë Globale të INTERPOL-it. Marrëveshja u firmos nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku falënderoi INTERPOL-in për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe theksoi se bashkimi i Shqipërisë me Rrjetin e Akademisë Globale është një hap i rëndësishëm përpara për sistemin e arsimimit policor dhe vetë Policinë e Shtetit.

“Jemi të kënaqur që në rrugëtimin e gjatë e të vështirë për të forcuar kapacitetet e Akademisë sonë të Sigurisë, do të kemi edhe angazhimin e Drejtorisë së Trajnimeve për Ngritjen e Kapaciteteve të INTERPOL, e cila ka krijuar Akademinë Globale. Synimet e saj për një qasje globale të trajnimit për zbatimin e ligjit do të jenë një ndihmë e madhe edhe për Shqipërinë”, tha Rrumbullaku.

Ai shtoi se sot INTERPOL-i është një lider global në ndërtimin e trajnimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit ndërkombëtar dhe është me shumë vlerë që Policia e Shtetit Shqiptar i bashkohet edhe këtij komponenti të rëndësishëm.

Akademia Globale e INTERPOL-it Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026

Protestat e dhunshme/ 310 persona të lënduar që nga 13 tetori, 191 prej tyre efektivë të Policisë

22:57 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.