Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Shqipëria në vazon e parë? Asgjë nuk është e pamundur

21:05 / October 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombetarja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë kombëtaret kërkojnë një biletë për në “Gjermani 2024”, por përpos kësaj ajo që ka rëndësi është edhe pozicionimi në vazot e shortit që do të hidhet më 2 dhjetor të këtij viti. Shqipëria renditet aktualisht e para në Grupin E dhe ka një vend në vazon e dytë, duke parë renditjen aktuale pas ndeshjeve të mbrëmshme.

Kështu kuqezinjtë do të “peshkonin” dy kombëtare të renditura më poshtë, një në vazon e tretë dhe një në të katërtën për shortin e Europianit, gjithmonë nëse kualifikohemi. Por, a ka mundësi që Shqipëria të kapë edhe vazon e parë?

Edhe pse shanset janë tepër të vogla, asgjë nuk është e pamundur. Nëse ekipi i Silvinjos i fiton të dyja ndeshjet e mbetura ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, do të shkonte në kuotën e 19 pikëve.

Ndërkohë, kjo varet edhe nga rezultatet e kombëtareve të tjera, pasi një vazo ka 6 ekipe. Renditja fillon me vendin e parë që ka grumbulluar më shumë pikë. Përveç Gjermanisë që është automatikisht në vazon e parë, Portugalia po ashtu e ka siguruar, ndërsa Franca është në kuotën e 18 pikëve dhe Belgjika ka 16 pikë, por të dyja me nga dy ndeshje më pak.

Shanset për Shqipërinë janë që Spanja me 15 pikë dhe dy ndeshje më pak dhe Turqia me 16 pikë dhe një ndeshje më pak, të marrin më pak pikë sesa ne në fund të këtij edicioni.

image 27

e pare Shqiperia vazon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Vrasjet, Shqipëria në minimum historik/ Ministri i Brendshëm: Raporti i 6 mujorit të parë, ulet krimi

14:22 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.