Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me Spanjën: Grup i përbashkët hetimi në luftën kundër krimit të organizuar

10:51 / August 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marreveshja Shqiperi Spanje 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vizitës në Tiranë të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, është nënshkruar marrëveshja mes Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Spanjës mbi luftën kundër krimit.

Për palën shqiptare nënshkrimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndërsa për palën spanjolle nga ambasadori Álvaro Renedo Zalba.

Marrëveshja mes dy vendeve tona adreson nevojën e një bashkëpunimi ndërkombëtar më ambicioz për të luftuar me efikasitet të gjitha format e krimit të organizuar, në veçanti organizatat kriminale që kanë si objekt trafikun e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal dhe terrorizmi.

Shqipëria dhe Spanja do të ngrenë grupe të përbashkëta hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme. Kjo formë konsiderohet si një nga metodat më të avancuara të bashkëpunimit policor ndërkombëtar për të zhvilluar hetime komplekse të organizatave kriminale që operojnë në disa shtete dhe për të shkëmbyer informacion në kohë reale.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fshqiperia nenshkruan marreveshjen me spanjen grup i perbashket hetimi ne luften kunder krimit te organizuar nderkombetar%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Spanja si vend anëtar i BE-së mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë kur është fjala te bashkëpunimi policor dhe lufta kundër krimit të organizuar. Së bashku kemi realizuar disa operacione të suksesshme për goditjen e grupeve kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit. Një prej tyre ishte edhe operacioni “Dobra” që çoi në pranga mbi 100 persona, si dhe angazhoi mbi 400 oficerë policie në Spanjë, Shqipëri dhe Gjermani. Shqipëria ka ngritur gjithashtu një seri skuadrash hetimore edhe me vende të tjera të Bashkimit Europian, të cilat kanë dhënë rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznesmenë

21:55 / October 1, 2026

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.