Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shqipëria nis më 15 Tetor negociatat për në BE, Tabaku: S’ka vend për triumfalizëm, veç proces teknik

19:50 / September 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot u mësua se Shqipëria do të hapë më 15 Tetor në Luksemburg diskutimin e kapitujve të parë të negociatave me BE-në, për çështjet themelore. Deputetja demokrate njëherësh Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku tha se hapja e negociatave nuk është absolutisht asnjë meritë, por një proces teknik.

”Së pari unë besoj se nuk ka vend për triumfalizëm nga ana e qverisë për diçka që duhet të ndodhte vite më parë. Shqipëria në vitin 2013 ishte gati për të marrë statusin e vendit kandidat dhe për të hapur negociatat. Jemi rasti ekzemplar në të gjithë vendet e rajonit dhe në historinë e gjatë të procesit të integrimit ku për 10 vite Shqipëria nuk pati asnjë avancim.

Së dyti ky moment ishte gati për tu realizuar brenda tre vitesh. Hapja e negociatave nuk është absolutisht asnjë meritë, është një proces teknik. Nesër ka një mbledhje të komisionit të çështjeve Europiane. Qeveria do të prezantojë pozicionin negociues që do të çojë atje në Bruksel”,-tha Tabaku në ”Tv Klan”.

Ndër të tjera Tabaku pohon se çdo arritje e madhe në procesin e integrimit është bërë nga Partia Demokratike. Deputetja tha se edhe për opozitën është përfituese që të përparohet në këtë proces. ”Ky është një proces kryekëput teknik që u bllokua për arsye politike. U bllokua si rezultat i kontestimit të zgjedhjeve në Himarë, ku një nga vendet e Bashkimit Europian, në këtë rast Greqia e bllokoi procesin.

Për mua kjo ishte e padrejtë sepse Shqipëria në këtë rast, qeverisë nuk i interesonte, por këtu humbnin qytetarët dhe qytetarët boll kanë humbur kohë dhe ju jeni të ndërgjegjshëm që çdo arritje e madhe në procesin e integrimit është bërë dhe është arritur nga Partia Demokratike”.

BE jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës

14:47 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.