Shqipëria i ngjan një pacienti që do të mbrohet me çdo kusht, është shprehur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në Parlament, ku foli mbi projektligjin për mbrojtjen civile.
Ministrja tha se ky ligj sjell një transformim të madh duke vënë theksin tek ndërhyrja në rastet urgjente.
“Ne kemi një prjekt-ligj për Mbrojtjen Civile. Kemi përballuar zjarre, tërmete dhe të tjera fatkeqësi, nga veriu në jug. Ka pasur rritje të kapaciteteve falë edhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Shqipëria është një vend ku ka fatkeqësi natyrore. Vendi ynë ndër 10 vendet e para në botë sa i takon riskut të fatkeqësive. Raporti i Riskut Botëror më 2016 thotë se Shqipëria është vendi i parë më i rrezikuar në rajon dhe i 40 në Europë. Gjatë tranzicionit ka ndodhur një katrahurë, ka pasur ndërtime kuturu, kanë rënë zjarre nëpër pyje. Kur bëhet fjalë për fatkeqësi, Shqipëria i ngjan një pacienti që do të mbrohet me çdo kusht”, ka thënë mes të tjerash Xhaçka.
