Qendra për Ndikimin Hebre ka shprehur sot mirënjohje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, lidhur më mbështetjen ndaj antisemitizmit. Përmes një postimi në twitter, ndërsa ka ndarë postimin e Ballës, për 5 vjetorin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Qendra për Ndikimin Hebre shkruan se Shqipëria jep një shembull në luftën kundër fanatizmit.
“Faleminderit @taulantballa për qëndrimin kundër antisemitizmit dhe për të qenë një aleat i palëkundur i Izraelit. Shqipëria jep një shembull në luftën kundër fanatizmit, duke adoptuar përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit si edhe duke organizuar Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Antisemitizmit.”- shkruhet në faqen zyrtare në twitter.
