Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Auron Tare, i ështës drejtuar sot përmes një letër publike deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Tare publikon një video të një leksioni të Richard Hodges, kreut të Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin dhe i fton deputetët ta dëgjojnë.
Në këtë video, Hodges jep leksione para studentëve duke e cilësuar Shqipërinë si produkt të fuqive të mëdha dhe shtet të formuar pa pasur asnjë shqiptar në kohën e themelimit.
“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”, thotë Hodges në video.
Tare iu drejtohet dputetëve duke iu thënë se ky është njeriu që kanë votuar në unanimitet jo vetëm të drejtojë 10 vitet e ardhshme Qendrën e Trashëgimisë Botërore të Butrintit, por edhe të rishkruajë të gjithë historinë e kësaj Qendre Arkeologjike Shqiptare.
