Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shqiptarët bëjnë “spektakël” në Itali, grabisin sende me vlerë 400 mijë euro

17:35 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Tre shqiptarë janë arrestuar në Trento të Italisë për 30 vjedhje, të cilat janë vlerësuar nga policia italiane me vlerën e 400 mijë eurove. Ndërkohë, 4 banditë të tjerë të lidhur me to, janë ende në kërkim.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se katër hajdutët, tre prej te cileve janë arrestuar kishin si bazë logjistike një apartament të marrë me qira në brendësi të Milanos nga një 22-vjecare rumune, Cristina Daganel dhe i dashuri i saj Bardhok Rica, 20 vjeç. Ky i fundit është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar, teksa grabiti 40 mijë euro mallra në një vilë luksoze në Bolzano.

Në pak më shumë se 4 muaj, hetuesit e policisë së Bolzanos dhe Milanos kanë arrestuar edhe 2 hajdutët e tjerë shqiptarë; Klaudio Çoba,25 vjeç, dhe Asllan Leksa, 27 vjeç, të dy banues në Bolzano.

Destinacioni i mallrave të vjedhura ende nuk dihet, por gjatë hetimeve është zbuluar se midis 30 vjedhjeve, grupi i hajdutëve shqiptarë ka realizuar 4 të tilla në Bolzano.

Grabitësit kishin shënjestër vetëm vilat dhe apartamentet luksoze. Ata i planifikonin vjedhjet e tyre me detaje dhe me patrullime të shumta paraprake me anë të një “Fiat Grande Punto”, manovër kjo e cila i mundësonte të kuptonin nëse shtëpisë kishin njerëz ose jo. Grabitjet realizoheshin gjithmonë në orët e vona të pasdites, duke shfrytëzuar kështu edhe errësirën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e Martin Canit, 25 vite burg për autorin 14-vjeçar

16:24 / November 17, 2025

Zbulohet data dhe ora kur Berisha do paraqitet në SPAK

15:56 / November 17, 2025

Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin e tij? Ahmetaj: Duan të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit

15:43 / November 17, 2025

Arrestimi i Metës, Proda për Policinë: Forca ka qenë në raport proporcional

15:13 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.