Një person është arrestuar dhe një hetim ka nisur pasi tetë emigrantë të paligjshëm shqiptarë janë gjetur në bordin e një jahti luksoz.
Sipas medias britanike, mjeti u gjet në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Tetë shqiptarë u gjetën në bord dhe çështja e tyre tashmë do të trajtohet në përputhje me rregullat britanike të emigracionit nga Agjencia e Emigracionit.
Kapiteni i jahtit, një 64-vjeçar britanik tashmë është i dyshuar dhe po merret në pyetje nga Agjencia Kombëtare e Krimit(AKK). Një zëdhënës i kësaj të fundit tha për Telegraph: “Tetë shqiptarë u gjetën në borddhe tashmë çështja e tyre do të trajtohet në përputhje me rregullat britanike të emigracionit nga Agjencia e Emigracionit. Kapiteni i jahtit, një 64-vjeçar britanik është arrestuar si i dyshuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe po merret në pyetje nga hetuesit e AKK. Ndërkohë që jahti po ekzaminohet në Bazën navale të Portsmouth”.
Ndërkohë, menaxheri i operacionit të AKK, Martin Matthevvs thotë: “AKK punon ngushtë me partnerët tanë për zbatimin e ligjit për të mbrojtur kufijtë, dhe targeti dhe qëllimi është shkatërrimi i grupeve kriminale që merren me trafikun njerëzor”.
