Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shqiptarët jashtë vendit fitojnë të drejtën për të votuar pas miratimit të marrëveshjes, ja procedura si do veprohet

17:09 / July 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur sot ndryshimin e Kodit Zgjedhor, gjë kjo e cila garanton votën e emigrantëve. Të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do t’ju garantohet vota. Sipas ndryshimeve, është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ka për detyrë drejtimin dhe mbikqyrjen e procesit të votimit në zgjedhjet e ardhshme. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë të bëjnë me të drejtën e votës për zgjedhësit që kanë vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Është KQZ që do të vendosë rregullat dhe procedurat e votimit për shqiptarët jashtë vendit, duke ruajtur votën, fshehtësinë dhe informacionet. Dy nenet kryesore për të drejtën e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit, miratuar në Kodin Zgjedhor me konsesusin e të gjitha palëve politike, të mazhorancës dhe opozitës, janë Neni 24 dhe Neni 25.

Neni 24

Kompetencat e KQZ-së lidhur me votimin nga jashtë vendit

KQZ-ja udhëheq dhe mbikëqyr procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin, për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit dhe kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë. Votimi nga jashtë vendit organizohet dhe administrohet nga KQZ-ja në të gjithë komponentët e tij, pasi Rregullatori të ketë miratuar të gjitha aktet nënligjore që kërkohen për votimin nga jashtë vendit, sipas këtij ligji. KQZ-ja duhet të marrë vendim për përfshirjen për herë të parë të votimit nga jashtë vendit në procedurat e zakonshme të votimit. Në zgjedhjet vijuese, votimi nga jashtë vendit bëhet automatikisht pjesë përbërëse e procedurave të votimit. Procedurat e detajuara të votimit nga jashtë vendit miratohen me akt normativ të KQZ-së.

Neni 25

Procedura e votimit nga jashtë vendit

Pavarësisht nga procedura e votimit, manuale ose elektronike, votat e votuesve nga jashtë vendit administrohen nga KQZ-ja, duke garantuar integritetin e votimit dhe fshehtësinë e votës, nga çdo ndërhyrje mbi fletët e votimit ose mbi informacionin elektronik të votimit që administrohet prej saj. Votimi nga jashtë vendit quhet i çelur nga dita që KQZ-ja nis procedurat për dërgimin e dokumentacionit të votimit ose, sipas rastit, dokumentacionit udhëzues në adresë të zgjedhësve nga jashtë vendit. Votimi nga jashtë vendit mbyllet në ditën e votimit, në orën e caktuar nga ky ligj për mbylljen e votimit në qendrat e votimit. Me mbylljen e votimit nga jashtë vendit, KQZ-ja nuk mund të pranojë dhe përfshijë më në numërim asnjë fletë votimi të mbërritur më pas. Nëse votimi nga jashtë vendit bëhet elektronik, sistemi elektronik i votimit mbyllet në orën e caktuar nga ky ligj për mbylljen e votimit në qendrat e votimit. Rregullat për administrimin e materialit zgjedhor ose të informacionit të votimit, të regjistruar dhe ruajtur nga sistemet e teknologjisë informatike, për votimin nga jashtë vendit, si dhe për testimin parazgjedhor dhe verifikimin paszgjedhor të sistemeve, janë pjesë e rregullave të përgjithshme që KQZ-ja miraton për administrimin e materialit zgjedhor apo për përdorimin e sistemeve të teknologjisë informatike në zgjedhje. Garancitë ligjore për vëzhgimin, monitorimin dhe aksesin në KQZ gjatë administrimit të votave nga jashtë vendit, si dhe për testimin, verifikimin dhe sigurinë e materiali zgjedhor apo të sistemeve të teknologjisë informatike që përdoren për këtë votim nuk mund të jenë më të ulta se sa ato për votimin brenda vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.