Kjo qeveri nuk duhet të vlerësohet për shifrat por për atë që bën për njerëzit, ka thënë Ilir Beqaj në Kuvend gjatë diskutimit për Aktin normativ për rishikimin e buxhetit.
“Shqiptarët konsumojnë më shumë edhe kursejnë më shumë. Kjo është merita e Rilindjes. Jam krenar që jam pjesë e Rilindjes”,- tha Beqaj ndër të tjera.
Referuar kësaj dhe situatës nga pandemia, Beqaj tha se me maskë duhet të mbyllim gojën dhe hundën, por jo sytë dhe veshët.
“Tani kemi një qëllim, të përballojmë Covid 19. Këshilla ime është me maskë të mbulojmë gojën dhe hundën jo sytë dhe veshët. Të ndjekim këshillat, nesër të hapim listat dhe ju uroj pushime të mbara në gusht dhe më maj të 2021 shqiptarët të vlerësojnë gjithsecilin”, vijoi ai.
