Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shqiptarët kriminelë, skllevër seksi”, ambasadori Qirko i sulet autores së “Fifty Shades”

15:30 / April 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qirko me autoren e librit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Romani i fundit erotik nga EL James ka shkaktuar valë pakënaqësish dhe komente të shumta kritikuese nga shqiptarët, por së fundmi ka reaguar edhe ambasadori jonë në Angli, Qirjako Qirko.

Libri i ri i “Fifty Shades of Gray”, “The Mister”, përshkruan një pastruese të varfër shqiptare si viktimë e gangsterëve dhe trafikimit seksual, të cilët mrekullohen nga jeta në Britani të Madhe.

Qirjako Qirko, është shprehur se libri i përshkruan shqiptarët si kriminelë primitivë duke krijuar kështu ‘perceptime negative’.

Në një intervistë për “ Sunday Telegraph”, ai tha se portretizimi i shqiptarëve në këtë libër ishte ‘krejtësisht jorealist’.

“Më vjen keq që ekziston një roman me këtë informacion që krijon perceptime të tilla negative për vendin tim. Shqiptarët janë njerëzit më të mirë që do të takoheni në jetën tuaj, më miqësore’”, u shpreh ambasadori jonë.

Qirko tha në Britani jetojnë 120,000 shqiptarë ndërsa shtoi se nuk mund të behën përgjithësime pasi një kriminel është përfaqësim individual dhe jo për të gjithë.

Në këtë libër personazhi shqiptar, Alessia Demachi, punon si pastruese në një shtëpi pasanikësh pasi u trafikua në Britani të Madhe.

Ajo gjithashtu përballet me presion të dhunshëm të babait të saj për t’u martuar me të fejuarin e saj, i cili dëshiron që ajo të jetë një ‘grua tradicionale shqiptare’.

“Bosët shqiptarë të turizmit janë përpjekur të rrisin reputacionin e vendit me një fushatë të titulluar “Taken By Albania’”.

Titulli është një referencë ndaj filmit “Taken” në të cilën vajza e Liam Neeson është rrëmbyer nga kontrabandistët shqiptarë.

Zyrtarët e turizmit pranojnë se Shqipëria është parë si një parajsë për banditë, kriminelë dhe gangsterë në kulturën popullore.

Por ata këmbëngulin se reputacioni i vendit është ‘tërësisht i pavërtetë’, duke thënë se Shqipëria është një vend “i bukur dhe tepër i sigurt për të vizituar dhe jetuar”.

Ata e karakterizojnë vendin si “mbrojtësi i fundit i Evropës së thyer” në një kontinent që është ‘zbutur dhe hulumtuar’”, shkruan Daily Mail.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, policia njofton kufizime të trafikut: Rrugët që do të bllokohen më 11 korrik deri në 24:00

08:12 / July 11, 2026

“Mijëra llogari false sulmuan bizneset shqiptare”, Rama: Google ndërhyn për rikthimin e vlerësimeve

22:22 / July 10, 2026

Arratisja e një personi nga “arresti i shtëpisë”, AMP arreston efektivin e Policisë në Dibër për shpërdorim detyre

21:19 / July 10, 2026

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE miraton mbylljen e 3 kapitujve të negociatave me Shqipërinë

19:55 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.