Kryeminsitri Edi Rama e quan nxitje të konfliktit të qytetarëve me policinë në kufi dhe paralajmërinin e një katastrofe postimet e ish kreut të PD-së, Sali Berisha të pamjeve në Kapshticë, që sipas Ramës janë dhe të ditëve të shkuara.
Ai bëri publike masat e reja përsa u përket shqiptarëve në kufi duke thënë se ata që do të duan të hyjnë duhet të vetëkarantinohen në hotele me shpenzimet e tyre.
“Kufijtë janë të mbyllur për të mbrojtur jetën e atyre që janë këtej kufirit dhe atyre që janë andej kufirit. Ne kemi vendosur që brenda 24 orëve të ardhshme të hyjmë në një proces të ndërmjetëm dhe kush do të vijë në kufi tokësor me dokumente rezidence në vende të tjera, nuk do të lejohet të hyjë. Në asnjë rast dhe për asnjë arsye. Ndërsa kush do të vijë në kufi me pretendime të një natyre tjetër, do të karantinohet për 14 ditë në struktura hoteliere me shpenzimet e veta, ku do të marrë ushqimin dhe do të paguajë vetë një çmim fiks. Kjo është e vetmja mënyrë që mundt ë mbrojtmë popullin tonë, Shqipërinë nga katastrofa dhe ata që vijën nga vendet e tjera dhe familjet et yre dhe njëkohësisht ti mundësojmë hyrjen për ata që janë vëretë me një arsye. ardhja në Shqipëri sot nga shqiptarë rezidnet në vendet e tjera është e papranueshme, është papërgjegjshmëri ndaj vetes dhe familjes”, tha Rama.
