Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shqiptarët ngrënë në këmbë aeroportin e Hamburgut, në vendngjarje 16 makina policie

13:38 / July 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60faa83b2c167
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aeroportin e Hamburgut në Gjermani ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku protagonistë kanë qenë disa pasagjer që do të fluturonin drejt Tiranës.

Sipas rrjetit gjerman RTL, të paktën 16 makine policie u dërguan në aeroport për të qetësuar një protestë të pasagjerëve të një avioni që do fluturonte nga Hamburgu drejt Tiranës.

Gjithçka nisi kur u njoftua se fluturimi i datës 4 korrik do shtyhej për një ditë më vonë për shkak se avioni kishte pësuar një defekt teknik.

Ditën tjetër megjithatë, avioni mbërriti shumë vonë nga Tirana dhe autoritetet thanë se ai nuk mund të ngrihej në fluturim për shkak të një vendimi të Autoritetit Kundër Zhurmave.

Për shkak se nuk lejohet fluturimi natën, 250 pasagjerë duhej të prisnin edhe një ditë tjetër.

Këtu nisi protesta e zhurmshme. Pasagjerët ishin të revoltuar pasi u skadonin edhe rezultatet e testeve anti-Covid.

Autoritetet e sigurisë së aeroportit nuk e përmbanin dot turmën, ndaj në vendin e ngjarjes mbërritën 16 makina policie.

Vetëm pas shumë negociatash, avioni u nis në fluturim në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja në fjalë ka ndezur një debat në parlamentin vendor, për shkak të cenimit të sigurisë në aeroport, por edhe për të vënë në diskutim ndalimin e fluturimit natën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

17:18 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.