Shqiptarët janë kthyer në debat politik në qeverinë britanike e jo vetëm. Komenti i sekretares së Brendshme, se shqiptarët ”kanë pushtuar” vendin e saj, ka shkaktuar reagime dhe replika të forta edhe nga politika shqiptare.
Sophie Corcoran, gazetarja britanike shkroi një postim që hapi jo pak debat në Twitter: “Kur në vendin tonë hyjnë ilegalisht 40.000 burra, kryesisht shqiptarë, nëse ky nuk është pushtim, atëherë çfarë është?”. ”Një përmirësim për shoqërinë britanike”, shprehet princ Leka.
Sigurisht, përgjigjja është duartrokitur dhe ripostuar në rrjete sociale nga shumë shqiptarë. Patjetër që ka dhe nga ata që thonë se “në vend që të themi se emigracioni është fat për vendalitë, duhet të bëjmë diçka t’i sjellim emigrantët në vend”.