Vendimi i Presidentit Biden për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, ka nxjerrë në skenë shqetësimin për ruajtjen e një prej pikave më strategjike në Kabul, Aeroportin.
Në Afganistan do të qëndrojnë 650 ushtarë të cilët do të ruajnë Ambasadën e SHBA-ve dhe pjesa tjetër aeroportin, por në numër të pamjaftueshëm.
E në këto kushte prej disa ditësh kanë nisur bisedimet mes SHBA dhe Turqisë ku kësaj të fundit i kërkohet të rrisë numrin e trupave për të marrë në kontroll aeroportin.
Prestigjiozja Ëashingoton Post është ndalur gjatë në një artikull të saj mbi sigurinë e diplomatëve dhe negiociatat Ëashington-Ankara, duke zbuluar dhe një detaj.
Turqia ka kërkuar që pjesë e forcave ushtarake që do të marrin këtë detyrë, të jenë edhe trupat shqiptare, fakt ky që sipas ËP është thënë nga një zyrtar Amerikan i cili ka shtuar dhe Pakistanin, kur nga ana tjetër, Presidenti Erdogan zyrtarisht ka kërkuar dy shtete të tjera, Poloninë dhe Hungarinë.
Fjalët e zyrtarit amerikan, cituar nga Ëashington Post, përforcohen dhe nga një detaj tjetër. Më datë 8 korrik, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ministri Hulusi Akar ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë Niko Peleshi, ku ndër të tjera, sipas njoftimit, është folur edhe për Afganistanin.
