Dy shqiptarë dyshohet se kanë vjedhur një shtëpi në Albenga të Italisë, ndërkohë që janë zbuluar nga karabinierët.
Kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar efektivët duke thënë se dikush kishte shkuar për të vjedhur në shtëpinë e tyre.
Policia u vu menjëherë në lëvizje, dhe shqiptarët kanë tentuar të largohen. Madje mediat italiane raportojnë se mes tyre ka pasur përleshje. Bëhet fjalë për shqiptarë të moshave 50 dhe 30 vjeç, por emrat nuk bëhen të ditur.
Karabinierët sekuestruan një çantë ku kishte sende të ndryshme, që dyshohet se janë përdorur në vjedhje. Të dy shqioptarët janë ndaluar dhe ndodhen në stacionin policor lokal. Dy shqiptarët janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Savonës këtë mëngjes, ku do të përgjigjen për krimet.
