Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqiptarët, ‘tregtarë të lindur’! Sektori me numrin më të lartë të bizneseve në vend

22:55 / June 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biznes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptarët zgjedhin sektorin e tregtisë si më të preferuarin për të bërë biznes, dhe ky trend duket se kryeson prej vitesh. Ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 26,5% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2022. Aktiviteti tregtar realizon edhe xhiron vjetore më të madhe në ekonomi, me 35,8%. Referuar publikimit të INSTAT, “Regjistrat e biznesit 2022”, rezulton se në fund të vitit që lamë pas janë 125.222 ndërmarrje aktive.

Pjesa më e madhe e këtyre ndërmarrjeve, afro 43.885 janë pozicionuar në tregti. Po ashtu, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, zë një peshë të konsiderueshme, sektor në të cili operojnë 17.452 ndërmarrje.

Ndjekur nga industria me 9332 ndërmarrje dhe ndërtimi me 6235 ndërmarrje. Ndërkohë një numër më të ulët sipërmarrjesh përfaqëson sektori i transportit dhe magazinimit si dhe informacionit e komunikacionit. Sektori më pak i pëlqyer nga bizneset shqiptare është bujqësia, pyjet dhe peshkimi, ku janë aktive vetëm 1385 ndërmarrje.

Ndërsa aktivitetet në shërbime të tjera zënë rreth 36 mijë.  Po ashtu, nëse do të marrim në analizë shifrat e regjistrimeve të reja për vitin 2022, ku në total rezulton se janë futur në treg 15.700 biznese, përsëri, lista kryesohet nga aktivitetet në fushën e tregtisë, ku janë regjistruar 4161 biznese të reja,  ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor.

Ndërsa interes të konsiderueshëm i përkthyer në regjistrime të reja ka pasur sektori i informacionit dhe komunikacionit me rreth 1429 ndërmarrje. Në qarqet Tiranë, Durrës e Vlorë janë përqendruar rreth 64,8% e ndërmarrjeve, ndërsa Qarku Kukës ka numrin më të ulët.

biznese Instat Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.