Festat kalohen ngrohtë dhe me dashuri pranë familjes, dhe mijëra emigrantë kanë ardhur të dielën për të festuar me të afërmit e tyre ndërrimin e viteve.
Nga Kapshtica vetëm ditën e diel kanë hyrë një numër i madh qytetarësh ndërkohë që autoritetet bëjnë të ditur se po punojnë me shtatë sportele pa pushim për të shmangur radhët e gjata.
Përgjatë ditës së djeshme në Kapshticë kanë hyrë 4900 shtetas, ndërsa kanë dalë 3779 të tjerë
