Policia greke ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar, pasi ka dhunuar një 16-vjeçar, i cili mbante veshur fanellën e PAOK-ut, skuadër futbolli në Greqi.
Sipas dëshmitarëve, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor, të cilët e kanë goditur me shkelma e grushte, vetëm për faktin se mbante veshur një fanellë me logon e skuadrës kundërshtare.
Autorët, pasi e kanë rrahur, e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur me shpejtësi nga vendngjarja. Ishin kalimtarët ata që i ofruan ndihmën e parë dhe telefonuan ambulancën.