Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptari mbajti të mbyllur dhe dhunoi bashkëshorten dhe fëmijën në Greqi, arrestohet nga policia

08:29 / September 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia greke 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ngjarja me protagonist një 28-vjeçar shqiptar ka ndodhur në në fshat te Volosit në Greqinë qendrore, ndërsa viktima e dhunës është një 22 vjeçare po nga Shqipëria dhe fëmija e tyre.

Çdo gjë u mësua pas episodit të fundit të dhunës që ushtroi 28 vjeçari, emri i te cilit nuk bëhet publik për momentin.

Fillimisht ishin të bërtiturat e gruas së re e cila kërkonte ndihmë dhe zëri i fëmijës që qante me të madhe, për të kuptuar se sërish dhunuesi kishte nisur ti godiste. Pas kësaj fqinjët goditën portën e banesës derisa e detyruan ta hapë dhe gjetën brenda 22 vjeçaren me shenja në qafe të krijuara prej tentativës për ta mbytur atë.

Sipas policisë greke, menjëherë autori ka tentuar të largohet, por banorët e mbajtën me force deri në mbërritjen e policisë, e cila e arrestoi dhe e dërgoi në drejtorinë e policisë së Volosit, ku edhe viktima tregoi se mbahej e mbyllur në banese prej 2 vitesh.
Autori e dhunonte shpesh, madhe nuk e lejonte të dilte nga banesa prej më se dy vitesh.

Një trajtim tepër të keq kishte edhe djali 2.5 vjeç çiftit te cilin autori e dhunonte herë pas herë, madje nuk lejonte që ai të vizitohej nga mjekë siç duhet normalisht të ndodhë me fëmijët e vegjël.

Gruaja e re dhe fëmija u dërguan në një banesë sociale dhe u morën në mbrojtje prej autoriteteve, ndërsa ndaj autorit u ngritën akuza të rënda si plagosje e rëndë me dashje, pengmarrje, dhunë në familje, dhunë ndaj të miturve etj, të cilat do ti kushtojnë atij disa vite burg.

Çifti ishte martuar para 4 vitesh dhe që atëherë ishin vendosur në Volos ku 28 vjeçari dhunues punonte në ndërtim, ndërsa viktima mbahej e mbyllur në banesë.

Autori do të dërgohet në gjykatë paraditen e së martës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump njoftoi marrëveshjen, presidentja venezueliane: Për 25 vite, SHBA do marrë nën kontroll naftën tonë

17:40 / August 30, 2026

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali

17:01 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.