Veprimi i një shqiptari në Torino të Italisë ka tmerruar fqinjët e tij, aq sa kanë telefonuar Policinë. Pasi panë 49-vjeçarin shqiptar me rroba me gjak, menjëherë fqinjët kishin menduar më të keqen dhe kishin njoftuar efektivët.
Pas denoncimit, efektivët e policisë e gjetën burrin me rrobat e njollosura ende me gjak dhe me disa qese të zeza pranë tij në oborrin e lyer më të ‘kuqe’.
Por nuk kishte ndodhur asnjë krim. 49-vjeçari u tha efektivëve se kishte therur në oborr një dele, të cilën e kishte blerë delen 60 euro, por nuk e specifikoi shitësin.
