Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptari në Greqi vret partneren 19-vjeçare: Isha xheloz

11:24 / December 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia greke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një krim i rëndë ka ndodhur në zonën e Pireut në Greqi, ku një shqiptar ka vrarë me armë zjarri partneren e ti 19-vjeçare.

Sipas të dhënave të mediave greke, edhe vajza që mbeti e vrarë është gjithashtu me origjinë shqiptare.

Krimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur të dy ishin kthyer në shtëpi pas punëve respektive. Pas vrasjes, autori, një 25-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë publik, shkoi vetë në polici dhe u dorëzua.

Ai u tregoi hetuesve se kishte vrarë partneren e tij 19-vjeçare. Sipas tij, ai ishte xheloz për të dashurën. Fillimisht ka patur një sherr mes tyre, sipas raportimeve nga mediat greke që i referohen burimeve policore për dëshminë e 25-vjeçarit.

Më pas, e qëlloi me dy herë me pistoletë 19-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se shqiptari ka qenë edhe nën efektin e kokainës kur vrau partneren. Ai u ka treguar hetuesve grekë se pistoletën ua kishte marrë disa rumunëve një vit më parë.

Pas vetëdorëzimit të 25-vjeçarit, policia shkoi në banesën e çiftit dhe aty gjeti trupin e pajetë të 19-vjeçares shqiptare. Autori është arrestuar.

I riu punonte në një lokal nate, ndërsa viktima në një dyqan në lagjen “Kalithea” të Athinës.

Policia greke heton rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes tragjike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Risitë e Diellës në e-Albania/ Shërbimet digjitale, një administratë publike më moderne dhe më efikase

12:53 / October 31, 2026

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.