Franc Grami, një menaxher në Dubai ka folur për shpenzimet marramendëse që bëhen nga turistët si dhe për jetën e natës. Ai tha se shuma më e lartë që mund të ketë shpenzuar një person në Dubai është 300 mijë euro. Shuma më e lartë që ka shpenzuar një shqiptar brenda natës është 25 mijë euro. “Shumica e multimilionerëve janë në Dubai, sidomos këtë sezon. Qëkur ka filluar lufta me Ukrainën, shumica e manjatëve rusë janë këtej. Vitin e kaluar hotelet ishin plot. Me të dëgjuar më kanë thënë se kanë shpenzuar 200-300 mijë euro brenda natës në club. Kemi rastit një tavolinë me një shqiptar që ka shpenzuar 25 mijë euro brenda natës”,-tha ai.
Postime te ngjashme
Add A Comment
