Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, është 54-vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke, dhe ai është kreu i një grupi kriminal. ky grup kishte trafikuar 210 kg kokainë nga Amerika Latine në bashkëpunim me trafikantin e njohur grek Ioannis Viglakis.
Me origjinë nga Patosi, 54-vjeçari rezulton të jetë arrestuar në shtator 2009 në Fatih të Stambollit me 10 kg heroinë dhe 3 kg marijuanë. Por trafiku me Turqinë nuk ishte ndalur nga Mërkuri, pasi edhe në 2009 kunati i tij ishte arrestuar me 22 kg heroinë në tentativë për t’i trafikuar në Greqi.
Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, rezultonte në kërkim në Greqi, i dënuar me 20 vjet burg si kreu i një grupi kriminal të cilit në 2017 iu kapën 634 mijë e 246 tableta droge “Captagon”, e njohur si “Droga e Xhihadistëve”.