Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shqiptari vret gruan 30 minuta pasi kërkoi mbrojtje nga policia, ja si ndodhi krimi në Zakynthos

10:16 / August 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3295627 748x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja që ka ndodhur në Zakynthos, ku një 51-vjeçar shqiptar i ka marrë jetën bashkëshortes së tij 41-vjeçare, duke e goditur disa herë me thikë.

Sipas informacioneve të para nga mediat greke, autori pas një sherri ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas e ka goditur disa herë me thikë në gjoks dhe qafë, me viktimën që ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes në spital.

Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur pasi gruaja kishte bërë padi për dhunë në familje jo një herë, por dy herë.

E para ishte më 18 qershor, ku më pas bashkëshorti i saj u la i lirë me urdhër të prokurorit që të mos i afrohej deri në 100 metra.

Megjithatë, pas një kohe ai u lejua të kthehej në shtëpi. Por, ditën e djeshme viktima ka ngritur një padi të re ndaj tij për të njëjtën arsye dhe pas 30 minutash 51-vjeçari i mori jetën.

Mediat greke raportojnë se fqinjët kanë dëgjuar zëra dhe kanë njoftuar policinë, ndërsa viktima u gjet e zhytur në një pellg gjaku në ballkonin e shtëpisë përdhese, me shumë shenja dhune dhe mavijosje në trup.

Në fakt, një fqinje ka raportuar se e ka parë atë duke e tërhequr për flokësh gruan e tij dhe duke i thënë, “do të të vras”.

Në zonë është gjetur edhe një thikë e shtrembër me gjak.

Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur që jetonin me ta në Tsilivi dhe djalin e rritur që jetonte jashtë Zakynthos.

Gruaja punon në një hotel të zonës dhe autori dyshohet se ka qenë xheloz për të. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e vrasësit të dyshuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës

22:43 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznesmenë

21:55 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.