Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shtabi i Emergjencave, Veliaj: Qëndroni në shtëpi, gjendja civile vetëm online; administratorët e pallateve të dezinfektojnë ashensorët

14:08 / March 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjitha zyrat e njësive administrative do të jenë të mbyllura për rastet jo urgjente. Shërbimi i tyre do të vazhdojë vetëm online. “Secili administrator do të duhet ta vlerësojë. Do të mbyllim gjitha njësitë administrative, kushdo që ka punë me kompjuter mund të punojë dhe nga shtëpia. Kemi shumë vlerësime nga tërmeti, janë punë që fare mirë mund të bëhen nga shtëpia, pa kontakt me njerëzit. Shumicën e shërbimeve i kemi online dhe vetëm nëse ka një emergjencë mund të bëhet shërbimi fizik në zyrë”, theksoi Veliaj.

Ndërkaq, kryebashkiaku Erion Veliaj urdhëroi të gjithë administratorët e pallateve që të dezinfektojnë ashensorët. Nga mbledhja e fundit e Shtabit të Emergjencave të Bashkisë së Tiranës, ai theksoi se të gjithë administratorët do të duhet të sinjalizojnë dhe për çdo rast që nuk respekton vetkarantinimin. “Kam një këshillë për administratorët e pallateve, duhet të marrin edhe ata disa masa të thjeshta lokale. Sigurisht, duhet postuar në çdo pallat mesazhi “Rri në shtëpi”. E vetmja mënyrë sesi mund të kontribuojmë është duke ndenjur në shtëpi. Pra në qoftë se dikush mund të thotë çfarë mund të bëj unë për kombin, për familjen, për mahallën, lagjen, shkollën, gjëja më e mirë që mund të bësh, është të mos bësh asgjë, thjesht të rrish në shtëpi. Kështu që duhet postuar në çdo pallat. Duhen marrë masat për dezinfektimin e ashensorëve, hapësirave të ngushta, të mbyllura, ku shkëmbehen njerëzit, qytetarët këshillohet që të presin në ashensor, sa të zbresë një familje. Tani, kryeministri mori disa vendime drastike, duke nxjerrë policinë edhe ushtrinë në rrugë për penalizimin e atyre që kanë ardhur nga jashtë dhe nuk vetëkarantinohen. Do të doja që ndërmjetësit tanë apo administratorët e pallateve, jo të spiunonin por të kontribuonin me informacion. Pra nëse ata dinë që filani në apartamentin X ka ardhur nga Italia dhe nuk tregon, do të duhet të na thotë”, tha Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.