Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shtatë modele të shpejta flokësh kur jeni me vonesë

10:49 / January 23, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cd069074 632a 4c90 98bc f4a3ad448179 0 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjafton të kesh një model flokësh në mendje dhe ta provosh atë.
Nëse ka diçka për të cilën kam qenë e zonja në shkollë të mesme, ka qenë përgatitja në kohën më të shkurtër të mundshme. Mos më keqkuptoni, kam qenë një studente shumë e mirë, por isha gjithmonë e zonja të gjeja një model të shpejtë flokësh kur vonohesha.
Nga modeli i flokëve të kapur bisht në gërshet të thjeshtë, e dija që mund të mbështetesha në njohurinë time të bukurisë për të dalë nga shtëpia me stil dhe kur nuk kisha shumë kohë. Duke qenë se motra ime e vogël tani është në gjimnaz, më kërkon vazhdimisht këshilla për modelin më të shpejtë që mund të bëjë në mëngjes. Dhe meqë ajo më mësoi disa gjëra mbi modën, mendova t’i jap disa këshilla. Këshilla e parë është: Mjafton të kesh një model flokësh në mendje dhe ta provosh atë.

Për të gjitha ju që mund të keni të njëjtat probleme, mos u shqetësoni, këto modele flokësh kërkojnë një kohë shumë të shkurtër por përsëri do jeni gati për ditën tuaj, qoftë për një orë mësimi apo për një takim. Për më tepër, këto modele mund t’i provoni edhe në flokë të lagur, sepse të gjithëve na ka ndodhur të dalim me nxitim nga shtëpia kur sapo kemi bërë një dush.

Gjysmë të kapura
Modeli i flokëve gjysmë të lëshuara dhe gjysmë të kapura është i thjeshtë dhe nuk kërkon shumë mund. Merrni pjesën e sipërme të flokëve dhe mblidheni në formën e një topuzi. Ky model flokësh kërkon vetëm një minutë nga koha juaj dhe është shumë elegante.

4d121796 b12c 4b94 826f da9564fe21d8 0 1

Topuz i çrregullt
Ky model flokësh është i preferuari im, sepse ndonjëherë nuk është e nevojshme t’i kesh flokët e krehura për të. Mjafton që të hidhni pak llak për të rritur volumin, mblidhini flokët në majë të kokës dhe kapini me një lidhëse. Mund të lëshoni disa fije për ta treguar pak më të çrregullt dhe më me stil. Mos harroni, modeli i çrregullt i flokëve topuz është miku juaj më i mirë.

cd069074 632a 4c90 98bc f4a3ad448179 0 1

Gërshet anash

Gërsheti është gjithashtu shumë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u bërë. Ju duhet vetëm një pjesë flokësh të cilën e kapni gërshet dhe e lini në pjesën e lëshuar të flokëve, në një topuz ose në flokët e kapura bisht. Një gërshet i bërë anash është një mënyrë e mirë për t’u dukur sikur i keni kapur flokët në mëngjes pa humbur shumë kohë.

f2b7ae51 6fd7 4120 b6a2 a038f4e938ba 0 1

Gërshet i lirë

Ky model flokësh është me të vërtetë modeli tipik i një dite që përton të merresh me flokët e tu. Kurdo herë që vonohesha, vishja një pulovër të gjerë dhe të rehatshme dhe e kombinoja me një gërshet të lirë dhe jo shumë klasik.

1a01d9a1 1d4a 437f 8ddc 9d44b6b65569 0 1

Topuz si balerinë

Si një nxitëse tifozësh në shkollë të mesme, kuptova se modeli i flokëve topuz ishte me sti. Gjithashtu,kërkonte shumë pak kohë për t’u realizuar. Ky model është shumë i përshtatshëm sidomos kur i ke flokët e lagura.

back 1 reduced 750x400 1

Topuz i lëshuar 

I ngjashëm me një topuz të çrregullt, mund të dukeni shumë thjesht dhe me një topuz të kapur në mes të kokës dhe pak të çrregullt. Shtoni pak volumin e flokëve në majë të kokës dhe kapini flokët topuz me një kapëse. Ky stil është shumë i bukur për veshjet e tipit bohemian, që ishte pak a shumë i vetmi stil që unë vishja në shkollë të mesme.

cd069074 632a 4c90 98bc f4a3ad448179 0 2

Flokë të kapur bisht

Edhe sot, pavarësisht se nuk jam më në shkollë, vazhdoj të përdor modelin e flokëve të kapur bisht, sidomos kur flokët e mi fillojnë të bëhen me yndyrë. Është mënyra më e thjeshtë për të patur një pamje të mirë dhe i largon flokët nga fytyra. A e përmendëm që kërkon vetëm 3 minuta kohë? Po, kjo është pjesa më interesante.

  • 640 0 5b1a4368083b3
  • 25669ee8 1a48 41fe ae98 86ad8c22f51d 0
  • byonce 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni e Veriut

16:06 / June 27, 2026

Përleshje me grushte në parlamentin e Gjeorgjisë gjatë seancës plenare

15:56 / June 27, 2026

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD: Kjo protestë është një re e zezë për Shqipërinë, po goditet vendi dhe jo Edi Rama

14:57 / June 27, 2026

Shqipëria përshpejton dixhitalizimin e pagesave/Një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike: a jemi gati?”

09:43 / June 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.